Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa Uashingtoni po intensifikon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas këshilltarit të Kremlinit, Yuri Ushakov, Putin i ka paraqitur Trump qëndrimin e Moskës për procesin e paqes dhe vlerësimin e tij për situatën në front. Presidenti rus gjithashtu ka deklaruar se Rusia nuk ka plane agresive ndaj Evropës. Nga ana e tij, Trump ka theksuar nevojën për përfundimin e konfliktit në Ukrainë, duke argumentuar se kjo mund të hapë rrugën për një rivendosje të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.