Rusia ka sinjalizuar të martën një tërheqje të mundshme të trupave nga një pjesë e Ukrainës, pasi ka njoftuar që të largojë një pjesë të mirë të ushtrisë nga rajonet veriore. Zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Fomin, tha se Rusia do të “zvogëlojë në mënyrë drastike” aktivitetin ushtarak jashtë Kievit dhe Çernihivit.