Këtë 7 Mars, në Ditën e Mësuesit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me certifikatë mirënjohjeje 25 mësues dhe mësuese, të cilët i kanë kushtuar jetën e tyre arsimimit dhe edukimit të fëmijëve dhe të rinjve. Nga Liceu Artistik, Veliaj shprehu mirënjohjen për devotshmërinë e treguar nga mësuesit dhe i cilësoi ata si bashkëpunëtorët më të mirë të qytetit.