Top Channel/Dëshmia e vrasjes/ I plagosuri në sallën e gjyqit tregon se çfarë ndodhi sa u dha vendimi
08/10/2025 19:36

Elvis Shkambi, 30-vjeçari nga Shkodra që qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Klaja dy ditë më parë, nuk e kishte herën e parë që ndiqte procese gjyqësore në krah të xhaxhait të tij Gjonit. Në dëshminë e dhënë në polici nga i plagosuri Ervis Kurtaj, familja e të cilit bashkë me 30 të tjera fitoi gjyqin për pronësinë ish-shkollës së Rezervave në Shkodër, thuhet se seanca e së hënës ishte e qetë, ndryshe nga të tjera, kur Gjon Shkambi ka shkaktuar tension në sallë duke folur e kundërshtuar. Ervisi thotë se mes familjeve nuk ka pasur komunikim në sallën e gjyqit mesditën e së hënës, ndërsa kujton se ngjarja ndodhi në çastin kur gjyqtari shpalli vendimin që e kthente cështjen sërish për gjykim. Në atë moment, Elvisi është ngritur nga vendi duke iu afruar gjyqtarit dhe e ka qëlluar 2 herë me plumba nga një pistoletë pa e ndaluar njeri. Plagët e shkaktuara rezultuan fatale për gjyqtarin 60-vjeçar. Më pas i riu është kthyer nga familja Kurtaj dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Ervis Kurtaj thotë se i ka dalë përpara babait të tij për ta mbrojtur në sallën e mbushur me tension e panik. Por pavarësisht kësaj, nuk ka mundur të pengojë plumbat që e kapën Rakipin në bark, ndërsa vetë ai mori plagë në dorë. Elvis Shkambi por edhe xhaxhai i tij që tymoste cigare pas krimit në dyert e gjykatës u arrestua si bashkëfajtor në krim. Sipas policisë ai nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit ose ndihmësit. Po ashtu për krimin e rëndë është arrestuar edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj, i cili lejoi hyrjen e armës brenda gjykatës.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16