Top News – Censusi në Maqedoninë e Veriut/ Parlamenti nis procedurën për shtyrjen e afatit
01/04/2021 22:59

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut filloi procedurën për miratimin e ligjit për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, teksa opozita shqiptare po përpiqet ta pengojë, duke mos dashur që procesi të shtyhet, sepse shkon në dëm të interesave të shqiptarëve, sipas saj. Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën për t’iu lënë mundësi komisioneve parlamentare për çështje evropiane dhe të sistemit politik të debatojnë mbi këtë çështje. Shtyrja e censusit u arrit me dakordësinë e s dy drejtuesve të partive më të mëdha maqedonase, Zoran Zaev I LSDM dhe Hristijan Mickovski I VMRO-DPMNE), ndërkohë operacioni më i madh statistikor nuk mbeti pa u politizuar. Vendi nuk ka bërë regjistrimine popullsisë që nga viti 2002 dhe mungesa e të dhënave mbi numrin e cilësinë e profesionistëve ka bërë, sipas ekspertëve, që një numër investitorësh të huaj ta anashkalojnë Maqedoninë e Veriut. Koalicioni midis Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka paraqitur dyqind propozim-amendamente ndaj ligjit të pritshëm për ta zvarritur në këtë mënyrë seancën. Sipas ligjeve, censusi duhej të fillonte të enjten, 1 prill, pasi Paramenti nuk arriti deri në mesnatën midis 31 marsit dhe 1 prillit ta miratojë ligjin për shtyrjen e censusit dhe ASH-AA i kërkojnë prokurorisë që të ndërhyjë tek Enti Shtetëror i Statistikave, i cili nuk po e zbaton ligjin, sipas opozitës shqiptare. ASH-AA druajnë se i gjithë procesi i regjistrimit do të ndërpritet për shkak të interesimit të madh të shqiptarëve në diasporë dhe mosinteresimit të mërgatës maqedonase për t’u regjistruar. Koalicioni opozitar shqiptar do të mund të hiqte dorë nga përpjekjet për bllokim nëse pranohet kërkesa për miratimin e shpejtë të ligjit të nënshtetësisë, sepse “qindra e mijëra shqiptarë, sipas ASH-AA, janë diskriminuar prej vitesh, ndërsa kanë lindur këtu, madje dhe janë plakur këtu e nuk u jipet shtetësia”. Dy partitë më të mëdha maqedonase e arsyetojnë nevojën e shtyrjes me gjendjen e koronavirusit në vend që është përkeqësuar në disa javët e fundit.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10