Prokuroria e Përgjithshme është institucioni i parë nga sistemi i drejtësisë që ka shprehur kritika ndaj draft-kodit të ri penal. Përmes një deklarate të shpërndarë në faqen zyrtare të saj si qëndrim të kryeprokurorit, Olsian Çela, prokuroria e përgjithshme thotë se në formën aktuale, drafti do të sjellë shumë konfuzion te prokurorët dhe gjyqtarët në aplikimin e normave dhe krijon premisa për interpretime tërësisht të ndryshme për raste të ngjashme.