Top News-Bullgaria ‘blindohet’ me F-16 amerikane/1.6 miliardë dollarë, ku do t’i cojë MiG-ët rusë…
05/04/2022 15:22

Departamenti amerikan i shtetit ka miratuar shitjen e tetë avionëve F-16 dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për bullgarinë, në një marrëveshje që vlerësohet se kap shumën e 1.673 miliardë dollarëve. Kontraktori kryesor do të jetë Lockheed Martin – tha Pentagoni. Zyrtarët amerikanë thanë se marrëveshja e shitjes së F-16 nuk është e lidhur në mënyrë direkte me pushtimin rus të Ukrainës, që bëri që qeveria e Kievit të kërkonte që vendet që kanë avionë luftarakë rus, MiG, përfshirë Bullgarinë, tia japin asaj për ti përdorur në luftën kundër forcave ruse. Si pjesë e bllokut sovjetik, pilotët ukrainas janë trajnuar me avionët Mig dhe mund ti përdorin ata lirisht, pa vonesa të tjera për trajnime. Ata avionë MiG në teori do të zëvendësoheshin me F-16 nga Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha ndërkohë se nuk do ta karakterizonte marrëveshjen si një lloj zëvendësimi, por nuk dha më shumë detaje për të. Një burim i afërt me cështjen tha se shitja nuk kishte të bënte shumë me luftën në Ukrainë dhe se ishte pjesë e përpjekjeve të hershme të Bullgarisë për të modernizuar dhe forcuar forcat e saj ajrore në mënyrë që të përmirësohet ndërveprimi me aleatët e NATO-s. Bullgaria e kishte njoftuar blerjen e F-16 dy vite më parë. Sidoqoftë burimet thonë se avionët janë prodhim i ri prandaj ata nuk do të jenë të gatshëm të dërgohen atje për të paktën tre ose katër vite.

Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
DIGITALB DIGITALB