Top News – Brukseli kërcënon me shtrëngim vizash/ Ç`ndodh në qershor me vendet jo anëtare të BE-së
19/03/2021 10:42

Komisioni Europian po kërcënon të vendosë kufizime vizash për vendet jo-anëtare të bllokut të cilat refuzojnë të marrin mbrapsht qytetarët e tyre. Komisioneri I promovimit të mënyrës europiane të jetesës, Margaritis Schinas deklaroi se Brukseli po shikon mundësitë për të inkurajuar vendet e treta të rimarrin emigrantët, dhe mes mënyrave që ai mund të përdorë, do të jetë përdorimi I vizave si formë presioni e shtuar mbi elitat politike të vendeve ku emigracioni është në nivele të larta. Ky është një mjet I ri që kemi në dispozion, I ashtëquajturi kod I vizave që na lejon të vlerësojmë një pjesë të 35 vendeve për të parë nivelin e tyre të bashkëpunimit dhe ne në këmbim, do të përcaktojmë dhënien e vizave. Është një strukturë e re. ne jemi në fazën e parë të vlerësimit dhe në qershor do të dalim me propozime e veprime konkrete. Procesi është në vazhdim. Nuk dua të përmend vende të caktuara, por dua të them se ky është një mjet mjaft I rëndësishëm për ngritjen e dimensionit të jashtëm të politikës sonë të emigracionit. Edhe pse numri I emigrantëve ka rënë në Europë vitin e kaluar, duke qenë së kujfitë u mbyllën për shhkak të pandemisë, kjo cështje vazhdon të mbetet një gjemb në shpinë për mjaft vende anëtare te BE-së. lista e shteteve të diskutuara nuk është bërë ende publike. Shqipëria është mes 10 vendeve të para për nga numri I lartë I azilëkërkuesve në krah të sirisë e afganistanit. Një shqetësim të BE-në duket se e përbën në mënyrë të vecantë Turqia e cila që prej gushtit nuk ka marrë mbrapsht asnjë refugjat.

Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51
Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50
Top News – Trump shpërthen kundër Evropës…pas takimit me Putin: ‘Mos mbështesni më Ukrainën’
20/11 11:45
Top Channel/ Anthropic nuk qetëson bursat: “Flluska” e AI-t, tërmet në tregjet financiare globale!
20/11 11:19