Kriza e çmimeve të energjisë shkaktoi rritjen më të madhe të varfërisë absolute në Mbretërinë e Bashkuar në 30 vjet, tregojnë statistikat. Rritja e madhe e çmimeve ndodhi që pas pushtimit rus të Ukrainës, duke nënkuptuar se qindra mijëra njerëz të tjerë ranë në varfëri absolute. Sipas statistikave, shkalla e varfërisë absolute në MB ka prekur 12 milionë britanikë, që nënkupton se një qytetar nuk ka mundësi për të ngorhur shtëpinë e tij.