Mbretëria e Bashkuar synon që të arrijë marrëveshje me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, kështu ka raportuar media britanike “Independent”. Duke thënë se nevojitet një "përmirësim i madh" në bashkëpunimin ndërkombëtar, kryeministri njoftoi planet për të nënshkruar tre marrëveshjet e reja, shkruan më tej media britanike. Sipas qeverisë britanike, marrëveshjet do të rrisin shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës me qëllim që të përgjohen bandat kriminale të kontrabandës.