Luftanijet dhe bombarduesit britanikë mund të vihen në lëvizje brenda pak ditësh për të ndihmuar në zbrapsjen e kërcënimit rus mbi Ukrainën. Sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Uallace, mësohet se ka kërkuar një listë me opsionet e mundshme nga shefat ushtarakë, në përpjekje për të balancuar forcat e moskës.