Vaksinimi në Britani po ecën me ritme të shpejta, e nga sa pohon sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock, aktualisht tre në pesë persona të rritur në këtë vend e kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit. 31 milionë persona kanë marrë dozën e parë derisa tani, e gati 5 milionë e 500 mijë janë vaksinuar me dy doza.