Britania e Madhe, Polonia dhe Ukraina, sipas të dhënave të qeverisë në Kiev, po përgatisin një pakt trepalësh sigurie. Këtë e vuri në dukje kryeministri i Ukrainës Denys Schmygal gjatë një vizite të homologut të tij polak Mateusz Moraviecki në Kiev. Polonia dhe Britania e Madhe i kanë ofruar Ukrainës furnizime me armë e municione, që vendi të mund të mbrohet më mirë në rast të një sulmi rus. Kryeministri polak deklaroi në Kiev, Polonia do të furnizojë në Ukrainë armë e municione, ndër të tjera edhe dhjetra mijëra granata, municion artilerie, sisteme të mbrojtjes nga ajri dhe dronë zbulimi.