Top News – Borisov takon Bujar Osmanin/ Kërkon negociata pa emocione me Shkupin
16/03/2021 14:41

“Të gjitha kontradiktat midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen. Brezat e ardhshëm nuk do të na falin që kemi humbur këtë mundësi të madhe”. Kështu i ka thënë kryeministri bullgar, Bojko Borisov, ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë një takimi që zhvilluan të martën në aeroportin e Sofjes. Agjencia bullgare e lajmeve BGNES, ka njoftuar se kreu i Qeverisë bullgare ka qenë kategorik se “rruga e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për në Bashkimin Evropian nuk mund të vonohet, kështu që dallimet mes Sofjes dhe Shkupit duhet të zgjidhen”. "Pra, edhe ju edhe ne duhet të përgatitemi për negociata – për mirëkuptim, jo për emocione, në mënyrë që fqinjët tanë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo çështje është e një rëndësie gjeostrategjike për Bullgarinë si ne, ashtu edhe ju duhet të gjejmë vullnet politik”, i ka thënë Borisov shefit të diplomacisë maqedonas. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u takua me kryeministrin bullgar në aeroportin e Sofjes, ndërsa zyrtarët po udhëtonin jashtë vendit, Osmani për në Bern të Zvicrës ndërsa Borisov për në Vjenë të Austrisë. Bullgaria në nëntor të vitit të kaluar ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë me BE-në duke e kushtëzuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për gjuhën, kombësinë dhe personalistetet historike. Maqedonia e Veriut ka shprehur gatishmërinë për bisedime, por jo për çështjet që ka ngritur Bullgaria. Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, më 13 mars në Tiranë tha se Maqedonia e Veriut duhet të angazhohet për kapërcimin e dallimeve me Sofjen, si nevojë për vazhdimin e procesit të integrimit evropian.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10