Moti i acartë që ka pushtuar vendin ka regjistruar temperatura të ulëta dhe reshjet e para të dëborës në veriun e vendit. Majat e maleve janë zbardhur, ndërsa në akset rrugore janë krijuar shtresa akulli. Aktualisht qarkullimi I mjeteve kryhet me vështirësi.