Top News – Blinken takon Netanyahun/ Pas 11 ditëve të luftimit në Gaza dhe Izrael
25/05/2021 12:23

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Tel Aviv për bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me armëpushimin e arritur javën e kaluar, pas 11 ditësh luftime në Gaza dhe Izrael mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë. Blinken ka thënë se udhëtimi i tij në Lindje të Mesme ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për të mbajtur armëpushimin mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit që udhëheqin me Rripin e Gazës. Sekretari Blinken do të qëndrojë edhe në Bregun Perëndimor ku do të takojë presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, ndërsa më pas do të shkojë në Egjipt dhe Jordani. Diplomati i lartë amerikan nuk do të takohet me përfaqësuesit e Hamasit. Perëndimi e cilëson këtë grup si terrorist. Autoritetet izraelite kanë thënë se po lejojnë furnizimin e Gazës me ilaçe dhe ushqime. Edhe SHBA-ja ka premtuar ndihma për Gazën, mirëpo në atë mënyrë që të mos bien në duart e Hamasit. Nga luftimet më të ashpra në vitet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve janë vrarë më shumë se 250 njerëz, kryesisht palestinezë. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë para nisjes së Sekretarit Blinken në rajon se ai do të përsërisë "angazhimin e fortë të SHBA-së për sigurinë e Izraelit" dhe do të "vazhdojë përpjekjet për të rindërtuar lidhjet dhe mbështetjen për popullin palestinez dhe udhëheqësit e tij".

Top Channel/ Putin “shkarkon” Lavrovin, e akuzon për dështimin e takimit me Trump
07/11 23:13
Top News- Po gërmonte për pishinë, por gjen një thesar me ar në kopsht
07/11 23:00
Top News- Orkestra filarmonike e Izraelit ja mbath nga salla, protestë dhe sulme gjatë shfaqjes
07/11 22:44
Top News- Turqia lëshon urdhër-arrest për Netanyahun/ Akuzohet për gjenocid dhe krime lufte në Gaza
07/11 22:37
Top Channel/ Digjet shqiptari me pranga në duar, ja ku dyshon policia greke
07/11 22:29
Top Channel/ Takimi me Orban, Trump: Ja pse nuk e takova Putin
07/11 22:23
Top News- Putini josh afrikanët për të luftuar Ukrainën, i përdor si karem në fushëbetejë
07/11 21:47
Top News – Kaos në Kremlin, Putin dëbon Lavrov / Prishi takimin me Trumpin, kryediplomati nën hetim
07/11 15:36
Top News – ‘Përplasje bërthamore’ SHBA-Rusi / Moska do sqarim: ‘Sinjale kontradiktore’ për testimet
07/11 15:36
Top News – Dy gjini në pasaportën amerikane! Gjykata Supreme vendos: Vetëm mashkull dhe femër
07/11 15:29
Top Channel/ Testet bërthamore- Rusia kërkon shpjegim nga SHBA, Trump: Shkatërrojmë botën 150 herë!
07/11 15:17
Top News – Motorë reaktivë në bombat sovjetike / Rusia e dëshpëruar, godet më thellë në Ukrainë
07/11 14:55
Top News – Elon Musk kërcen me robotët / ‘I lumtur’ se do të bëhet trilioneri i parë në botë
07/11 14:54
Top Channel/2025-sa, viti më i nxehtë në histori? OKB:Ngrohja globale një makth, por mund të ndalet!
07/11 14:16
Top Channel/ AI ndihmon Yad Vashemin: Identifikon 5 milionë viktima të Holokaustit!
07/11 14:15
Top News-Pa ndalesa nga Sidnei në Londër e Nju Jork/Qantas sjell avionin me rreze të gjatë fluturimi
07/11 13:58
Top News – Lëshon raketë balistike drejt Japonisë / Koreja e Veriut sfidon sërish, fluturoi 700 km
07/11 13:46
Top News – Trump, i lirë të sulmojë Venezuelën / Senati bllokon rezolutën që do ta pengonte atë
07/11 13:46
Top News – Orban te Trump, takim tjetër me Putin / Kërkon përjashtim nga sanksionet mbi naftën ruse
07/11 13:46
Top News – Rusia pushton Evropën me dronë / Mbyllen aeroportet në Belgjikë, alarm edhe në Suedi
07/11 13:45
BILETA Portokalli - Bileta