Top News – Blinken ‘lë’ Evropën/ Konfirmohet partneriteti mes SHBA dhe BE
26/03/2021 16:46

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfundoi vizitën treditëshe në Bruksel, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis aleatëve. “Kam ardhur këtu me një fokus të veçantë në mendje dhe ai ishte të bëj të qartë vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ringjallur aleancat dhe partneritetet tona”, tha Blinken. Sipas tij, bashkëpunimi tani është më i rëndësishëm se në çdo kohë në historinë e fundit dhe marrëdhëniet e SHBA-së me NATO-n dhe Bashkimin Evropian do të jenë thelbësore për tejkalimin e sfidave. Vizita, e para e Blinkenit në Bruksel si sekretar i Shtetit, riafirmoi dëshirën e administratës së re amerikane për të fituar përsëri mbështetjen e aleatëve, pas lidhjeve të dobëta që kanë mbizotëruar gjatë administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Udhëheqësve të BE-së, të enjten, iu drejtua përmes video-konferencës edhe presidenti i ri amerikan, Joe Biden, i cili konfirmoi angazhimin e tij për të ringjallur marrëdhëniet. Biden tha se Uashingtoni dhe BE-ja “duhet të sigurohen se demokracitë, e jo autokracitë, vendosin rregullat e rrugës”. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u zotua se do të punojë me Uashingtonin për të mbështetur demokracinë në të gjithë botën.

Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Jakup Krasniqin, Specialja e dënon me 25 vite burg Jakup Krasniqin
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56
Top News – Huthit, dronë drejt Mekës / Shkatërrohet para se të arrinte qytetin e shenjtë
16/09 11:53
Top News – SHBA vendos armë në hapësirë / Kina paralajmëron: Po nxit garën globale të armatimit
16/09 11:34
Top News – ‘Bota duhet të dridhet’/ Paralajmëron bosi i OpenAI: Frika është e justifikuar
16/09 11:33
Top Channel/ “Behajdin Allaçin u arrestua pas një mosmarrëveshje me Thaçin”, Smith: Pas asaj dite…
16/09 11:27
Top Channel/ Specialja për Veselin: Mori pjesë personalisht në ndalimin e vrasjen e Behajdin Allaçit
16/09 11:26
Top Channel/ “Thaçi kontribuoi në zbatimin e planit kriminal të përbashkët”, Smith: mori pjesë në…
16/09 11:25
Top News – Raketa më të mëdha e më të lira / Lufta në Ukrainë rrit kërkesën në Evropë
16/09 11:25
Top News – Çmim rekord karburanti në Gjermani / Kancelari premton ndërhyrje me taksa dhe tarifa
16/09 11:23
Top Channel/ Specialja: Krerët kishin synim pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik
16/09 11:07
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Specialja: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së
16/09 11:06
Top Channel/ “UÇK arrestuan 385 të pa përfshire në luftë”, specialja: U torturuan 303 prej tyre
16/09 11:06
Top Channel/ Vendimi i Speciales, eksperti për REL: Precedent për drejtësinë ndërkombëtare!
16/09 10:58
Top Channel/ Tinderi “zbulon” një skandal në NATO/ Oficeri spanjoll përfundon nën hetim
15/09 23:19
Top Channel/ “IA është si një inteligjencë aliene”, Bill Gates ngre alarmin për atë që po vjen
15/09 23:18
Top Channel/ SHBA nis shkurtimet për ushtrinë në Ballkan, preket Maqedonia e Veriut
15/09 23:09