Top News – Bien infektimet në SHBA/ Më në fund pak shpresë në vendin më të goditur
01/02/2021 12:18

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Shtetet e Bashkuara është në rënie, ndërkohë që programi i vaksinimit vazhdon të zgjerohet. Numri ditor i infektimeve në SHBA ka rënë me gati një të tretën në dy javët e fundit duke mbërritur në 145,000, ndërkohë që 95,013 persona janë duke u trajtuar në spital, më herët gjatë janarit, kjo shifër mbërrinte në 130,000. Janari ishte muaji më vdekjeprurës i pandemisë në SHBA, me më shumë se 95,000 viktima. Ashtu si pjesë të tjera të botës, edhe Amerika po nxiton të vaksinojë popullsinë e vet, megjithatë variantet tjera të koronavirusit po i rrisin shqetësimet mbi trajektoren e pandemisë. Ndërkohë në Izrael, qeveria ka shtyrë masat e izolimit për të paktën pesë ditë tjera, teksa tenton të vendosë nën kontroll numrin e madh të infektimeve. Udhëtimet jo të domosdoshme dhe shumica e shkollave janë mbyllur teksa ky shtet përballet me izolim të tretë. Izraeli ka zhvilluar një prej fushatave më të shpejta dhe më të suksesshme të vaksinimit, e ka arritur të imunizojë një të tretën e popullsisë në vetëm një muaj. Ky vend shpreson se do të vaksinojë pjesën më të madhe të popullsisë deri në mesin e muajit mars. Pavarësisht nisjes së këtij procesi, mesatarisht brenda ditës raportohen rreth 6,000 raste të infektimit me këtë virus, një prej shifrave më të larta në botën e zhvilluar.

Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29