Bashkia e Tiranës rikthen masat kufizuese për mjetet e tonazhit të rëndë në kryeqytet. Përmes një udhëzimi që synon disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos në orët e para të mëngjesit, kur fëmijët shkojnë në shkollë, Bashkia e Tiranës bën të ditur se ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.