Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë për rënie të ndjeshme të turistëve që frekuentojnë bregdetin në Shqipëri. Sipas tij shkak për këtë është pastrami I parave të krimit që ka shtrenjtuar jetesën si dhe ka ndikuar edhe në koston e prodhimit. Viti i kaluar shënoi një rënie drastike të turistëve në brigjet, plazhet e detrave dhe liqeneve të Shqipërisë. Kjo rënie drastike vazhdoi këtë vit akoma më e thellë. Shkaku i kësaj rënie, në mënyrën më të pabesueshme, por edhe të pandershme dhe të padenjë, fshihet nga narkoqeveria. …. Narko-euro është toksina e vërtetë e turizmit…. narkoeuro bëri që të falimentojnë qindra mijëra sipërmarrje prodhimi dhe eksporti në Shqipëri në të gjitha fushat. Dhe kjo është e konfirmuar tashmë nga Instituti i Statistikave të narkoqeverisë. Ky institut dëshmon për rënie dyshifrore të eksporteve nga viti në vit. Nga ana tjetër Berisha nuk pranoi të flasë për ndryshimet e bëra nga kompania lobuese, teksa theksoi se kontrata ëshë transparente, por nuk ngurroi të hedhë akuza ndaj kreut të SPAK për çështjen McGonigal.