Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Fredi Belerin. Beleri, kryebashkiak i zgjedhur për Bashkinë Himarë në procesin zgjedhor të 14 majit, qëndron në qeli prej 12 majit për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.