E frymëzuar nga skenarët hollivudian, Rusi ka nisur të transmetojë masivisht një reklamë që nxit qytetarët që t’i bashkohen ushtrisë. Spoti nxitës po transmetohet në një kohë kur forcat e armatosura ruse po pësojnë humbje të konsiderueshme dhe nuk po ia dalin të bëjnë progres në Ukrainë pas më shumë se një viti nga pushtimi.