Top News – Befason Lukashenko/ Bjellorusia do jetë fuqi bërthamore
07/11/2020 17:33

Aleksander Lukashenko hapi zyrtarisht centralin e parë dhe të vetëm bërthamor në Bjellorusi, duke thënë se ky shtet i Europës Lindore “do të kthehet në fuqi bërthamore”.“Stacioni bërthamor pranë qytetit Astravets përbën një hap drejt së ardhmes dhe garantimit të sigurisë së energjisë së këtij shteti”, deklaroi ai. Ndërtuar nga kompania ruse, Rosatom dhe i financuar nga Moska me 10 miliardë dollarë hua, ndërtimi i centralit bërthamor është kundërshtuar nga Lituania, kryeqyteti i së cilës, Vilnus, ndodhet vetëm 50 kilometra larg Astravets. Centrali e tërheq ujin për reaktorët e tij ftohës nga Lumi Nevis, që po ashtu furnizon me ujë të pijshëm Lituaninë. Bjellorusia e kishte nisur aktivizimin e këtij centrali më herët gjatë javës, duke e shtyrë Lituaninë që të ndalonte importin e energjisë elektrike nga shteti fqinj.Ndërtimi i këtij centrali është parë ndryshe edhe në mesin e bjellorusëve, të cilët janë përballur me dëme të mëdha si pasojë e katastrofës bërthamore të Çernobilit në 1986. Një e katërta e territorit të këtij shteti u kontaminua nga aksidenti më i tmerrshëm civil bërthamor në gjithë botën. Inaugurimi erdhi në kohën kur Bjellorusia përballet gati çdo ditë me protesta dhe greva që prej zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të 9 gushtit.

Top News – Tarifat e Trump shkundin tregjet. Rënie globale në bursa, rritet pasigurie e paqartësia
02/08 13:05
Top News – ‘Izraeli po kryen gjenocid në Gaza’. Ish kryediplomati i BE: Brukseli është bashkëfajtor
02/08 13:03
Top News – Rusia përparon në Ukrainë. Putin ‘zhvlerëson’ bisedimet e paqes: Të padobishme
02/08 12:37
Top Channel/ Lojëra lufte SHBA-Rusi! Trump dërgon nëndetëset bërthamore pranë Rusisë
02/08 12:13
Top News – Nuk i pëlqyen shifrat e punësimit. Donald Trump shkarkon shefen e statistikave në SHBA
02/08 12:04
Top Channel/Trump shkarkon shefen e statistikave! Raporti zyrtar për punësimin nxiti panik në tregje
02/08 12:03
Top Channel/ Bisedime të ngrira për Gazën, planet nëse Hamas braktis negociatat
02/08 12:00
Top Channel/ Protesta anti-Trump në Brazil! Qytetarët dalin në rrugë të zemëruar për tarifat
02/08 11:59
Top Channel/ Eksperimente në hapësirë, NASA dhe SpaceX transportojnë astronautët amerikanë
02/08 11:57
Top News – Erdogan pret Melonin në Stamboll. Diskutime me kryeministrin e Libisë për emigracionin
02/08 11:08
Top News – Tarifat e Trump, forcojnë Kinën. Vendet e Afrikës kthejnë sytë nga Pekini për tregti
02/08 10:25
Top Channel/ Putin ia pason fajin Ukrainës: Nuk do ajo paqen, po pengon bisedimet!
01/08 22:54
Top Channel/ Burg për Dodik! Mbetet në fuqi vendimi për kreun e Republika Srpska
01/08 22:51
Top Channel/ Njerëzit me ngjyrë të padëshiruar në kompanitë amerikane, rritet ndjeshëm papunësia
01/08 22:28
Top Channel/ Nëna dhe partnerja e tij stisën krimin, humb jetën tragjikisht 35-vjeçari në Itali
01/08 22:26
Top Channel/ Trump bëhet gati për luftë? “Dy nëndetëse nukleare gati kundër Rusisë”
01/08 22:19
Top Channel/ Tarifat e Trump sjellin pasoja. Bursat në pikatë. Një fuçi nafte në SHBA u shit me 67.49 dollarë
01/08 22:18
Top Channel/ Rusia nuk ndalet, Putin i “xhindosur”: Avancim tjetër rus në Ukrainë, objektivat…
01/08 22:17
Top News – Kur buka bie nga qielli…Uria në Gaza, Franca dërgon ndihma nga ajri
01/08 18:21
Top News – Putin nuk ‘luan nga llogorja’ / Sfidues përballë ultimatumit të Donald Trump
01/08 18:20