Top Channel/ Izraeli vret kryeministrin Huthi brenda apartamentit: Ekzekutohen dhe ndihmësit e tij!
29/08/2025 10:59

Burime mediatike në Jemen, të cituara edhe nga shtypi izraelit, pretendojnë se kryeministri Huthi, Ahmed al-Rahawi, është vrarë nga një sulm ajror i Forcave Mbrojtëse të Izraelit në kryeqytetin jemenas, Sanaa. Lajmi u përcoll së pari nga kanali Al-Jumhuriya me seli në Aden, i cili ka lidhje me kundërshtarët e rebelëve Huthi. Në raportimet e mediave izraelite nënvizohet se sulmi në Sanaa kishte për qëllim "eliminimin e udhëheqjes ushtarake dhe politike" të grupit Huthi. Al-Rahawi thuhet se ndodhej në një apartament në lagjen Bayt Baws në kohën e sulmit. Gazeta Aden al-Ghad që konfirmon lajmin, duke shtuar se kryeministri u vra së bashku me disa nga ndihmësit e tij. Rebelët Huthi kanë lëshuar raketa e dronë drejt Izraelit dhe kanë shënjestruar anije në Detin e Kuq për më shumë se 22 muaj. Ata thonë se sulmet kryhen në shenjë solidariteti me palestinezët, që po përballen me luftë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Këto raketa dhe dronë të lëshuar nga rebelët zakonisht rrëzohen para se të arrijnë në Izrael. Megjithatë, një predhë e lëshuar nga Jemeni drejt shtetit hebre në 24 gusht shkaktoi shqetësim, për shkak se ishte e mbushur me municion thërrmues. Kjo ishte hera e parë që rebelët Huthi, lëshuan predha të tilla drejt Izraelit, që kur grupi militant filloi të gjuante raketa drejt Izraelit në vitin 2023. Përdorimi i municioneve thërrmuese e bën të vështirë që Izraeli t’i rrëzojë ato dhe po ashtu është tregues, sipas zyrtarit, se rebelët Huthi kanë siguruar teknologji shtesë nga Irani.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37