Top News – BE, skeptike ndaj komisionit ‘Braçe’. Dezinformimi, jo ndryshime pa miratimin e Venecias
20/03/2025 14:37

Parlamenti Europian nënvizon rëndësinë e punës së SPAK kundër korrupsionit dhe dënon çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e prokurorisë së posaçme antikorrupsion dhe institucioneve të tjera të drejësisë. Kështu thuhet në draft raportin për Shqipërinë të komisionit të punëve të jashtme, ku ndër të tjera bëhet thirrje për të rritur transparencën dhe për të angazhuar publikun në komunikimin për integrimin në BE. Duke marrë parasysh ndryshimet e korrikut të vitit 2024 në Kodin Zgjedhor, të cilat mundësuan votimin nga jashtë vendit për diasporën Parlamenti Europian nënvizon nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Në ndërkohë që komisioni i posaçëm parlamentar po punon për ndryshime ligjore kundër dezinformacionit, Parlamenti Europian sjell në vëmendje se çdo rishikim i ligjeve për median duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Gjithashtu vëren se nuk ka pasur përparim në përafrimin e kuadrit ligjor me legjislacionin e BE-së, përfshirë Aktin Evropian për Lirinë e Medias. Në draft raport i bëhet thirrje autoriteteve shqiptare të përshpejtojnë reformat për anëtarësim sa më të shpejtë në BE si dhe i kërkohet Presidentit të Parlamentit Evropian t’ia përcjellë këtë raprot Këshillit, Komisionit dhe autoriteteve shqiptare.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48