Këshilli Europian ka ngritur një mision civil në Moldavi për të “mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Këshilli njoftoi në një deklarate të hënën se disa nga fushat ku do të përqendrohet misioni do të përfshijnë menaxhimin e krizave, sigurinë kibernetike dhe luftën kundër informacioneve të rreme. “Si një nga vendet më të prekura nga pasojat e pushtimit ilegal të Ukrainës nga Rusia, ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve të shtuara dhe të vazhdueshme ruse për të destabilizuar Moldavinë me veprime hibride”, tha diplomati i BE-së, Josep Borrell.