Bashkimi Europian është detyruar të ndërhyjë sërisht të enjten për të ndalur përplasjet e mëtejshme mes Athinës dhe Ankarasë pasi presidentit Rexhep Tajip Erdogan kërcënoi në greqisht. BE fajësoi Turqinë për sjelljen agresive ndaj Greqisë dhe i kërkon të ndalojë kërcënimey për cmilitarizmin e ishujve në Egje. Përfaqësuesi i Komisionit, Europian, Peter Stano, i kërkoi Turqisë të të respektojë sovranitetin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në ujërat e tyre territoriale dhe hapësirën ajrore.