Pas muajsh bisedimesh dhe pothuajse në minutën e fundit, Britania dhe Bashkimi Evropian arritën një marrëveshje të përkohshme për tregëtinë e lirë që mesa duket do të shmangë kaosin e Vitit të Ri për tregtarët ndërkufitarë dhe do të përcjellë një ndjesi stabiliteti për bizneset pas vitesh pasigurie lidhur me procesin e Brexitit. Ndërsa ka mbetur vetëm pak më shumë se një javë deri në ndarjen përfundimtare së Britanisë nga BE-ja, Presidentja e Komisionit Evropian tha të enjten se më në fund ishte arritur një marrëveshje për Brexit-in.