Ashtu si SHBA, edhe Ambasada britanike në Kosovë ka shprehur mbështetje për aksionin e në disa komuna për ndaljen e kontrabandës, i cili coi në përplasje mes Policisë dhe serbëve të Kosovës. Në reagimin e ambasadës thuhet se veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe e mbështesin Prishtinën në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën.