Top News – Bashkia e Tiranës/ I jep çelesin e qytetit Vjosa Osmanit
18/12/2020 16:13

Shtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova do të vendoset së shpejti në Tiranë, si një vlerësim për gjithçka bëri në Kosovë dhe mbarë shqiptarinë. Lajmi u dha nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit që zhvilloi me Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i dorëzoi edhe “Çelësin e Qytetit”. “Jam shumë i lumtur për vizitën në Tiranë. Dua të të dhuroj “Çelësin e Qytetit”, si simbol i një dere të hapur, si simbol i një vendi që duhet të jetë shtëpia jote, shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Mezi pres që t’i bëjmë realitet të gjitha nismat për të cilat diskutuam sot, sidomos ato për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave në politikë. Jam shumë krenar për ju, për punën që po bëni dhe për gjithë energjinë pozitive në Kosovë” Veliaj theksoi se është propozuar krijimi i një komisioni të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për monumentet me qëllim që objektet të mbartin edhe simbolikën e vendndodhjes dhe të konceptimit artistik. Veliaj dhe Osmani bënë me dije se Tirana do të nderojë edhe yllin e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, emrin e së cilës tashmë e mban edhe një kopësht me pemë në Parkun e Liqenit Artificial. Nga ana e saj presidentja Osmani falenderoi Veliaj për mikpritjen dhe theksoi pret rritjen e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës. “Tirana është e të gjithë shqiptarëve, prandaj edhe përgjegjësia juaj është e shumëfishtë në krahasim me çdo kryetar komune kudo në Kosovë, në Shqipëri, apo edhe në vende të tjera ku banojnë dhe jetojnë shqiptarët. Presim që bashkëpunimin ta rrisim jo vetëm ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës, por presim që të shërbeni si shembull, edhe për komunat e tjera, për arritjet në çdo fushë”, Veliaj dhe Osmani dakordësuan edhe për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjes së të rinjve, veçanërisht në nxitjen e start-upeve dhe inkurajimit të industrisë së kodimit. “Ne kemi pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por ajo që ramë dakord është se pasuria më e madhe janë njerëzit. Angazhimi tjetër që morëm lidhet me të rinjtë, të cilët kanë nevojë për më shumë mundësi. Me kolegët tanë të AADF sapo kemi nisur një eksperiencë, të cilën ndoshta mund ta ndjekim bashkë – kemi krijuar qendrën “Tumo”, ku fëmijët mësojnë si të kodojnë etj. Na duhet t’i inkurajomë nisma të tilla”, Grupet e punës do të punojnë për vënien në jetë të propozimeve të dakordësuara në takimin mes Veliajt dhe Osmanit.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00