Top News – Basha, ‘tymnaja toksike’/ Pas mjekëve, reagon dhe ministria
20/11/2020 17:00

Zëvendministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla, ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e bëra nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për fshehje të qëllimshme të numrave të qytetarëve që kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Nikolla u shpreh se ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e rifton zotin Lulzim Basha dhe këdo tjetër për llogari të tij, që të vijë e të ballafaqojë me autoritetet shëndetësore çdo hamendje, përpara se sa të shpërndajë të tilla tymnaja toksike për shpirtrat e mendjet e qytetarëve. Si mund të imagjinohet që të gjithë mjekët tanë të jenë të përfshirë në një manipulim që edhe ta parafytyrosh duhet një papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme, ndërkohë që ata kanë përgjegjësi njerëzore, profesionale dhe ligjore për çdo kartelë mjekësore?! Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh keqardhjen më të madhe dhe mbështetjen më të fortë të mjekëve të Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të cilët e ngritën zërin për ta hedhur poshtë me forcën e dinjitetit të tyre akuzën e zotit Basha. Keqardhje sepse pasi janë gjendur në mënyrën më të pamerituar, përballë akuzave të pabazuara, të paargumentuara, dashakeqe në adresë të tyre, sot janë detyruar të bëjnë edhe një deklaratë publike në adresë të politikës, në vend se të paktën të mos sulmohen nga politika në misionin e tyre.

Top Channel/ Turizmi malor, vizitorë të huaj në malet e Librazhdit, rritet kërkesa për rezervime
28/06 12:47
Top News-‘Shqiponjat’ kapin 31-vjeçarin/ Po lëvizte i armatosur me pistoletë në afërsi të Rinasit
28/06 12:35
Top Channel/ Gazetashitësi i fundit/ Rushit Kusho punon në një kohë kur gazetat i sfidoi interneti
28/06 12:26
Top Channel/ 82-vjetori I gjenocidi mbi çamët/ Përkujtohet masakra ndaj popullsisë shqiptare në Jug
28/06 12:17
Top Channel/ Korrja e grurit në Myzeqe/ Fermerët të kënaqur me prodhimin, por jo me çmimin
28/06 12:14
Top Channel/ Fshihen 505 mln lekë detyrime doganore/ Falja fiskale, bizneset po humbasin afatet
28/06 12:09
Top Channel/Rama: Inkuizicion ndaj arkitektëve/”The Albanian Files, njësoj si me revolucionin kinez”
28/06 12:08
Top News- Mesazhi i qytetarit: 6 vite pa përgjigje/ Rama: Kjo është protesta që më intereson
28/06 11:42
Top News- Rama ‘shkund’ administratën e Bashkinë e Tiranës: Mos e falni hallin tuaj askund
28/06 11:42
Top News- Operator i ri kombëtar për karburantet, detaje nga marrëveshja me kompaninë italiane
28/06 11:17
Top News- A do bëhet Rama mbret? Kryeministri sqaron letrën dhe librin “The Albanian Files”
28/06 11:16
Top News- Çfarë ndodhi në takimin me Macron? Rama jep detaje nga biseda me presidentin francez
28/06 11:16
Top News- Kapitull i ri për infrastrukturën digjitale, Rama: Gati programi “Rilindja Urbane 2.0”
28/06 11:15
Top Channel/ “The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama për letrën e arkitektit: Përdor satirë e ironi
28/06 11:02
Top Channel/ Eurodeputetja radikale italiane në protestén e Tiranës, e arrestuar në Hungari
27/06 23:22
Top Channel/ Rama nxjerr video nga Banjat e Bënjës: Fitoi e vërteta!
27/06 23:21
Top Channel/ Shqipëri-RMV, me një pikë kufitare! Firmoset marrëveshja mes dy vendeve
27/06 23:02
Top Channel/ “Policët i kanë marrë protestuesit”, aktori i njohur në protestë: Turp
27/06 22:58
Top Channel/ “S’kishte drita dje në Dhërmi, po sabotoni…”, protestuesi denoncon para Kryeministrisë
27/06 22:57
Top Channel/ “Si e ka emrin ai se s’po me kujtohet?”, qytetari merr megafonin në protestë dhe…
27/06 22:12