Në vazhdën e takimeve të zhvilluara me kategori të ndryshme lidhur me problematikat që ka sjellë pandemia e covid 19, kreu i opozitës Lulzim Basha është takuar me mesues nga shkolla të ndryshme të vendit. Gjatë takimit me Bashën, mësuesit vunë ne dukje kushtet e vështira në të cilat janë të detyruar të punojnë, ku edhe pse janë ndër kategoritë më të ekspozuara ndaj virusit dhe infektimet kanë qene të shumta në radhet e tyre, testimet thuajse mungojnë. Ata kanë pohuar se nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare për orët shtesë në kushtet e pandemisë, dhe në mjaft raste është bëre presion për te fshehur rastet e infektimeve ne shkolla.