Rezultati I arritur në sfidën me Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për euro 2024 nga kombëtarja shqiptare e futbollit, për kryeministrin Edi Rama është një krenari. “Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.