Denis Brajoviç, anëtar i grupit të Bajrave është përfshirë në një konflikt në burgun e Fierit me të burgosurin tjetër, Jurgen Zoto. Burime nga Drejtoria e Burgjeve bënë me dije për Top News se të dy përfunduan në spital pas sherrit ku u përdorën mjete prerëse të improvizuara. Pasi morën ndihmën mjekësore, u kthyen në burgun e sigurisë së lartë nën masa të rrepta sigurie.