Jemi brenda sallës operative të Policisë së Tiranës, aty ku brenda një ditë mbërrijnë me qindra, deri në mijëra telefonata nga qytetarë, të cilët denoncojnë jo vetëm konflikte të çastit apo aksidente, por edhe rastet që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Nga këtu, nis koordinimi i çdo reagimi policor.