Fermerët që kultivojnë rrush në Libofshë po përballen këtë vit me një situatë zhgënjyese. Pavarësisht prodhimit të bollshëm dhe cilësisë së mirë, çmimi me të cilin po shitet rrushi ka rënë ndjeshëm, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e fermerëve për të mbuluar kostot e prodhimit.