Vendtakimi i qytetarëve që protestojnë në Tiranë kundër qeverisë është sheshi përpara godinës kryeministrore. Edhe në ditën e 69-të kërkesat mbetën të njëjta. Protestuesit përsëritën thirrjet për largimin e qeverisë.. Të paktë në numër në këto ditë gushti protestuesit duket se kanë kërkuar edhe ndihmën e diasporës, që sic thanë do t’i bashkohet sërish me prurje masive sheshit në mes të gushtit Fjalimet u përmbyllën me marshimin e përnatshëm nëper rrugët e kryeqytetit.