Forcimi i sigurisë së përbashkët, i NATO-s dhe krijimi i marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane do të jenë në qendër të misionit të Eric Wendt si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Ambasada Amerikane deklaroi se ai do të mbështesë në Shqipëri vizionin e Presidentit Donald Trump në këto tri fusha.