Një 12-vjeçar në qytetin holandez të Groningen pavarësisht se hasi në kundërshti me babain e tij arriti të fitonte betejën gjyqësore për t’u vaksinuar kundër Covid-19 në mënyrë që ai të vizitojë gjyshen e tij që është duke vdekur. Një gjykatës vendosi se vaksinimi do të zvogëlojë shanset e tij për të kaluar ndonjë infeksion tek gruaja, e cila ka kancer të avancuar.