Top News – Azerbajxhani dhe Armenia tregojnë forcën me stërvitje ushtarake
16/03/2021 12:05

Një ditë pasi Azerbajxhani nisi stërvitjet ushtarake katër-ditore, edhe Armenia njoftoi se do të fillojë ushtrimet ushtarake të shkallës së gjerë më 16 mars. Të dyja vendet, në fund të vitit të kaluar, u përfshin në një konflikt të armatosur për rajonin e Nagorno Karabakut. Në stërvitjet e Armenisë do të marrin pjesë 7,500 ushtarë, rreth 100 tanke dhe automjete të blinduara, rreth 300 artileri dhe sisteme anti-ajrore dhe avionë, tha Ministria e Mbrojtjes e Armenisë. “Çdo stërvitje ushtarake ka qëllimin e qartë që të kontrollojë aftësinë mbrojtëse të trupave dhe përdorimin e përgjithshëm të burimeve ”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Arman Sarkisian, në një konferencë për shtyp. Një ushtar armen gjuan nga një artileri gjatë konfliktit ushtarak mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut, më 4 tetor 2020. Sipas ekspertit ushtarak, Karen Hovhannisian, veprimi i Armenisë tregon se ky vend gjithashtu dëshiron të demonstrojë forcën e tij, pas humbjes në Nagorno Karabak. Lufta në këtë rajon u ndal pas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia që hyri në fuqi më 10 nëntor 2020. Armenia humbi pjesë të konsiderueshme të territorit që mbante nën kontroll. Ndërkohë, më 15 mars, Azerbajxhani filloi stërvitjet e tij katër-ditore ushtarake me pjesëmarrjen e 10,000 trupave, rreth 100 njësi tankesh, automjete të tjera të blinduara, sisteme raketash dhe aeroplanë, duke përfshirë dronë. Ministria e Mbrojtjes në Baku ka thënë se stërvitjet do të mbahen në zona malore të paspecifikuara. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha më 12 mars se lojërat e luftës në Azerbajxhan nuk do të rrezikojnë “stabilitetin dhe sigurinë në rajon”.

Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27