Pranë brigjeve të Belgjikës, një avion I vogël fluturon mbi anijet e mëdha duke mbledhur gjurmë të mbetjeve të tyre dhe duke ia nënshtruar ato analizave në vend për nivelet e squfurit dhe nitrogjenit. Anijet rrezikojnë gjobë nëse rezultati I analizës del shumë I lartë. Avioni I rojës bregdetare është I pajisur me një sensor të ndotjes atmosferike që ekuipazhi e quan Nuhatësi.