Top News – Avioni i diktatorit Çaushesku/ Do të shitet në ankand me çmimin e prodhimit
21/05/2021 19:10

Avioni presidencial i diktatorit komunist të Rumanisë, Nikolae Çaushesku, do t’i “nënshtrohet çekiçit”. Avioni i modelit Rombac 1-11, që u përdor nga diktatori gjatë viteve 1986 dhe 1989, do të dalë në ankand më 27 maj, me një çmim fillestar prej 25 mijë eurosh. I prodhuar në Rumani nën licencën e British Aircraft Corporation gjatë viteve ’80, ai konsiderohet si “xhevahiri i industrisë aeronautike rumune”, thotë agjencia e ankandeve Artmark. Përvecse është perdorur nga Çaushesku, avioni me 119 vende, ka vlerë edhe sepse është një nga vetëm 9 të tillë që prodhuan deri në vitin 1989. Me po të njëjtin cmim fillestar, do të dalë në ankand edhe një avion tjetër, i përdorur nga Jon Iljesku, një tjetër personazh kontrovers në Rumanisë. Rombac 1-11, i njohur edhe si Super 1-11, ishte i pari avion civil i prodhuar në Rumani, duke e bërë atë vendin e parë komunist pas Bashkimit Sovjetik që prodhonte një aeroplan pasagjerësh. Çaushesku ishte i pranishëm gjatë fluturimit të tij të parë në vitin 1982. “Duke qenë një nga të paktët modele të prodhuar dhe rëndësinë që ka në historinë teknologjike të Rumanisë, të dy këta avionë janë klasifikuar si thesare të trashëgimisë kombëtare.”, thuhet në deklaratën e agjencisë. Shitja do bëhet në kuadrin e likujdimit të pronave të ish-ndërmarrjes shtetërore “Romavia”. Por, statusi i tyre “thesar kombëtar” do të thotë që avionët nuk duhet të dalin nga Rumania, dhe që pronarët e ardhshëm duhet t’i mirëmbajnë sipas normave. Çaushesku e udhëhoqi Rumaninë nga viti 1965 deri në 1989, kur një revolucion anti-komunist i përgjakshëm i dha fund sundimit të tij. Ai u ekzekutua së bashku me gruan e tij Elena, në dhjetor të vitit 1989. Iljesku, i cili erdhi në pushtet pas Çausheskut, u gjykua për krime kundër njerëzimit për rolin që luajti në kryengritjen e dhunshme.

Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53