Top News/ Avionët luftarakë të gjeneratës së 6-të / Po vjen Tempest, aleatët e NATO-s bëjnë përpara
24/07/2024 13:53

Zhvillimi i një avioni të ri, të avancuar të gjeneratës së gjashtë, i ndërmarrë nga dy shtete aleate të NATO-s, po përparon me një "ritëm të shkëlqyeshëm", ndërsa SHBA vlerëson të ardhmen e programit të saj të avionëve luftarakë të gjeneratës së ardhshme. Programi Global Combat Air, i udhëhequr nga BAE Systems me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, prodhuesi italian i mbrojtjes Leonardo dhe Mitsubishi Heavy Industries i Japonisë, është planifikuar të prodhojë një avion luftarak të gjeneratës së gjashtë që do të jetë në shërbim nga mesi i viteve 2030. Avioni do të njihet si Tempest nga ushtria britanike. Programi Global Combat Air po punon për një "plan kohor të arsyeshëm ", tha për mediat Herman Claesen, drejtor menaxhues në BAE Systems, në ditën e parë të panairit ndërkombëtar ajror Farnborough në Mbretërinë e Bashkuar. Puna po ecën me një "ritëm fenomenal", shtoi ai. Britania, Italia dhe Japonia nisën së bashku Programin Global Combat Air në fund të vitit 2022. Avionët e shpejtë aktualë të fundit janë të gjeneratës së pestë, si avioni stealth F-35 i përdorur nga shumë vende të NATO-s dhe avionët rus Su-57. Avioni i gjeneratës së gjashtë pritet të operojë në krah të avionëve të gjeneratës së katërt të Forcave Ajrore Mbretërore, sic janë Typhoon dhe F-35. Edhe SHBA po mendon të nisë punën për avionin luftarak të gjeneratës së gjashtë, i njohur si NGAD ose ‘Dominimi i Gjeneratës së ardhshme Ajrore’. Por ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Sipas zyrtarëve amerikanë, avioni i ri i të ardhmes, ka të ngjarë të kushtojë tre herë më shumë se një F-35 Lightning II. Një avion i tillë kushton rreth 100 milionë dollarë.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04