Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në Sauk. Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo për persona të lënduar. Nuk dihet ende shkaku i djegies së automjetit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai shpërtheu në flakë si pasojë e një defekti teknik. Forcat zjarrëfikëse dhe policia e Tiranës ndodhen në vendngjarje dhe po merren me zbardhjen e incidentit.