Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike dhe studentët u shkrinë bashkë në protestën kombëtare të thirrur për këtë të shtunë. Simpatizantët e opozitës, të ardhur edhe nga rrethet u mblodhën rreth orës 13:00 para godinës së Kryeministrisë, teksa studentët e kishin thirrur protestën e tyre kombëtare në orën 14, por te Ministria e Arsimit.