Athina dhe Ankaraja janë përfshirë në një tjetër përplasje diplomatike. Këtë herë, shkak janë bërë emërimet e myftinjve të rinj në Ksanthi dhe Komotini, të cilat Turqia i ka kundërshtuar, duke kërkuar njohjen e personave që i konsideron si myftinj të zgjedhur nga komuniteti mysliman i Trakisë.