Nata uli numrin e protestuesve por jo vrullin për të djegur e shkatërruar. Molotovëve dhe fishekzjarrëve të hedhura policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome. Nën shënjestrën e protestuesve u vu, Ministria e Mjedisit, ajo e Infrastrukturës, por edhe Selia e Partisë Socialiste Molotovë u hodhën edhe drejt Teatrit të Kukullave që po ashtu pësoi dëme. Sulme pati dy herë edhe ndaj Bankës së Shqipërisë, ku u thyen edhe disa kamera sigurie. Po ashtu iu vu flaka disa kioskave, por edhe bizneseve por edhe një banke të nivelit të dytë.