Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, shqiptarët garojnë të bashkuar me “Koalicionin Shqiptar” që mban numrin 17.Shqiptarëve të Luginës së Preshevës u është bërë thirrje nga liderët politik të Kosovës që të marrin pjesë në votimin që mbahet të dielën. Kryeministri Albin Kurti, në adresimin e tij, kërkoi nga shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që masivisht të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.