Top News – ‘Audio-incizimet ua dha Vuçiç’, Shoqata e Gazetarëve në Kosovë kritikon ministrin Zveçla
15/07/2023 20:05

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, la të kuptohet se audio-incizimet e deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiç janë dorëzuar te mediat kosovare nga presidenti serb Aleksander Vuçiç. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, që e ka cilësuar gjuhën e përdorur nga ministri Zveçla ndaj mediave dhe gazetarëve, si të rrezikshme. “Ministri Sveçla insinuon se audio-incizimet e shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiç u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Gjuha e tillë rrezikon sigurinë e gazetarëve të përmendur dhe është pjesë e tentimit të vazhdueshëm të pushtetit për të frikësuar mediat”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë. Pretendimet e ngritura nga ministri i Brendshëm Zveçla, u kritikuan edhe nga partitë e mëdha opozitare, duke e cilësuar një gjuhë të pamatur, ofenduese dhe nxitëse të konflikteve. Në reagimin e tij për çështjen në fjalë, ministri I Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla deklaroi se Aleksander Vuçiçiç po e humb betejën me Kurtin dhe po përdor taktika të tilla, duke publikuar audio-incizime në mediat kosovare për të destabilizuar qeverinë.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00