Top News – ‘Aty bëhet korrupsion…’!/ Ligj pa zbatim i ‘bilbilfryrësve’
03/12/2020 14:34

Për të luftuar korrupsionin dhe rritur transparencën, qeveria ka miratuar në qershor të vitit 2016 ligjin për sinjalizuesit dhe mbrojtjen e tyre. Një praktikë e zbatuar në shumë vende perëndimore, ku një nëpunës i sektorit publik apo privat denoncon një praktikë korrupsioni. Por Shqipëria ka bërë vetëm hapin e parë, me miratimin e këtij ligji. Zbatimi i tij në një vend me demokraci të brishtë, mesa duket ka mbetur në klasë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit raporton se në 3 vite në 11 ministri është regjistruar vetëm 1 rast dhe ai ka zgjedhur të jetë i jashtëm. Ekspertët rendisin një sërë arsyesh që çojnë në moszbatimin e këtij ligji, ndër to spikat frika nga hakmarrja. Ligji me numër 60 i vitit 2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve” u miratua më 2 Qershor 2016 dhe i ka shtrirë efektet e tij juridike që nga 1 tetori i po atij viti. Ligji ka për qëllim goditjen e korrupsionit në sektorin publik dhe privat si dhe mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë një praktikë korrupsioni. “Sinjalizuesit” janë personat që kanë aplikuar ose janë në marrëdhënie pune pranë institucionit publik ose subjektit privat për të cilin raportojnë një veprim të dyshuar korruptiv. Pavarësisht se ligji ka hyrë në fuqi që prej vitit 2016, ka ende shumë punë për të bërë për të arritur rezultatet konkrete dhe qëllimin e këtij ligji: parandalimin dhe goditjen e korrupsionit në sektorin publik dhe privat. Sinjalizimi i brendshëm realizohet në institucionin ku sinjalizuesi është i punësuar, ndërsa sinjalizimi i jashtëm pranë ILDKPKI. Në ligjin shqiptar për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesit, në të dyja këto raste sinjalizuesi gëzon mbrojtjen, ndërsa e humbet atë kur sinjalizimi bëhet publik, siç përcaktohet në nenin 8 të ligjit për sinjalizuesit. Kjo bie në kundërshtim me praktikën ndërkombëtare, të BE, përfshirë edhe atë të Kosovës, në të cilën njihen dhe mbrohen të treja praktikat e sinjalizimit: sinjalizimi i brendshëm, i jashtëm dhe publik. Individi që zbulon korrupsionin brenda institucionit publik apo privat shpesh përballet me mosbesim, urrejtje, kundërshtime, hakmarrje dhe masa që kufizojnë mundësitë, të drejtat dhe pozicionet e tij. Mungesa e dëshirës për të zbuluar një të vërtetë ka disa arsye, që variojnë nga frika kolektive e pasojave të zbulimit, në mungesën e thjeshtë të interesit për të zbuluar të vërtetën.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00